Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkimi rreth Berishës s’vlen më, s’e udhëheq dot më opozitën” – Shehi


Bashkimi rreth Sali Berishës nuk është më zgjidhje për të nxjerrë opozitën nga ngërçi, tha kreu i LZHK-së Dash Shehi.

Duke komentuar zhvillimet politike në vend ish-deputeti nënvizoi se protestat e opozitës janë të drejta por nuk mjaftojnë për të ndryshuar gjendjen në vend.

“Unë nuk mendoj që situata zgjidhet me protesta, ndryshe do ishte shumë e bukur. Protesta kemi bërë në 2019 dhe në 2021 kur u braktis parlamenti, edhe ky një gabim fatal, pra kemi bërë protesta shumë më të mëdha se këto dhe nuk ndodhi asgjë. Nuk shoh asnjë shpresë, ndonëse është e drejtë të protestohet. Ka tentativa për bashkim mirëpo ajo që na afrohet është që të bashkohemi përqark Berishës. Kjo punë nuk vlen më. Unë besoj që personazhi nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën. Duhet gjetur një formulë tjetër, një rrugë tjetër, një trajektore tjetër politike” tha Shehi.

Shehi vlerësoi gjithashtu nismën e ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, teksa tha se ajo sfidon absolutizimin brenda selisë blu.

“Ai që mbron idetë e veta, merr iniciativë, kthen dorën ndaj absolutizmit të PD ku dëgjohet vetëm një njeri, e quaj pozitive. Unë çmoj që ka të rinj, njerëz me kurajo. Salianji ishte hero deri dje, ndërsa sot e akuzojnë për lloj lloj gjërash dhe i thonë edhe i vetëpërjashtuar nga PD. Sot po bën diçka që i vlen demokracisë së brendshme në PD dhe demokracisë në përgjithësi.” – theksoi Shehi.