Vendosni fjalën kyçe....

Interpelanca me Ballukun, Shehaj: Keni 2 vjet që e mbani pezull


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj duke lexuar nenin 80 të Kushtetutës ku thuhet se afati maksimal i kabinetit për t’i përgjigjur interpelancave është 3 javë tha se ka kërkuar një interpelancë me Belinda Ballukun prej 2 vjetësh, por ende nuk ka ndodhur.

Shehaj tha se ky është një skandal në mbrojtje të zv/kryeministres duke mbajtur pezull një interpelancë, ndërsa ndaj saj ka kërkesë për pezullim e arrestim.

“Kam kërkuar një interpelancë në korrik 2023 me Belinda Ballukun. Para 2 vjetësh, 2!

Kushtetuta thotë tri javë. Unë nuk e di ku e gjeni kurajën të vini dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë!

Tani unë e kuptoj shqetësimin tuaj, doni të lejoni që Belinda Balluku të vazhdojë të abuzojë me fondet, me paratë e shqiptarëve.

Nuk pyesni as për kushtetutën, as kërkesën për arrestim, as për kërkesën për pezullim të Belinda Ballukut.

Ky është një skandal i vërtetë! Vazhdoni flisni për gjithçka, por vetëm për një gjë nuk flisni. Si të mbrojmë paratë e qytetarëve shqiptarë nga hajdutët, nga abuzuesit?

Ky është problemi! Është turp që të mbani pezull një interpelancë 2 vjet! Ndërkohë zv/kryeministrja çfarë bën? Vazhdon dhe firmos! Vazhdon dhe firmos abuzimet e radhës së qeverisë!

Duhet t’i jepni fund mbrojtjes së Belinda Ballukut. Mjaft më! Nuk mund të shkelni kushtetutën! Nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë! 2 vjet një interpelancë me Belinda Ballukun!

Belinda Balluku nuk e di do të jetë a s’do të jetë më zv/kryeministre! Nuk e di a do të jetë a s’do të jetë më deputete e këtij Kuvendi, ndërkohë ka një interpelancë 2 vjet! Keni 2 vjet që mbroni BB! Është turp!”, tha Shehaj.