Një dyshe grabitësish të armatosur me një vare shpërthyen xhamin e një dyqani argjendarie në Londër në mes të ditës të shtunën, duke rrëmbyer artikuj të shumtë nga dritarja e ekspozitës përpara se të arratiseshin në këmbë.
Kalimtarë të shumtë shikonin gjithë kureshtje me një pjesë prej tyre që nxorrën telefonat për të filmuar ngjarjen, ndërsa në zonë nuk kishte këmbë polici, shkruan Abc.