
Një efektiv policie është ndaluar në Lezhë lidhur me atentatin e mbrëmshëm ndaj 21-vjeçarit Merando Nikulaj në fshatin Rrilë.
Efektivi me iniciale B.K. akuzohet për shpërdorim detyre. Efektivi ka qenë brenda berberhanes kur ndodhi atentati dhe dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj autorëve.
Ndaj berberhanes ku ndodhen Nikulaj u qëllua me breshëri ndërsa plumbat plagosën pronarin Sokol Daci, 30 vjeç.
Merando Nikulaj është nipi i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në restorantin e tij në Shëngjin më 19 prill 2023. Për vrasjen e tij është arrestuar portugezi Ruben Saraiva ndërsa dyshohet se vrasja është porosituar nga Edmond Haxhia.