Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes hinduve e myslimanëve në Indi, raportohet për 34 viktima


India po përballet me trazira të vazhdueshme që deri tani u kanë kushtuar jetën 34 personave.

Trazirat kanë përfshirë kryeqytetin Delhi, ku mbështetësit e kundërshtarët e ligit të shtetësisë po përplasen me njëri-tjetrin.

Numri i viktimave është konfirmuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë raporto njofton se më shumë se 170 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasjet mes palëve.

Tensionet nisën të dielën dhe nuk janë ndalur më teksa në përplasje janë përfshirë hindutë dhe myslimanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *