
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në protestën kombëtare që po zhvillohet këtë mbrëmje para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për korrupsion masiv dhe indiferencë ndaj qytetarëve.
Ai tha se qeveria dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku janë kapur duke vjedhur miliona euro dhe nuk japin dorëheqjen.
Ai tha se çdo ditë që kalon qeveria forcon “diktaturën” e saj.
“Për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk dorëzohet kur kapët duke vjedhur 53 mln euro zv.kryeministrja. Kur kapet në Pazare 100 mln euro nga AKSHI. Për çfarë, nuk largohet një qeveri kur këta detyrojnë të rinjtë të ikin.
Çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre, çdo skandal që ndodh e bën edhe më të pamundur rrëzimin e tyre. Ndaj mendojeni mirë…
Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit, mes atyre që pinë një shishe verë 33 mijë, dhe atyre që u dridhet dora për të blerë një çokollatë për fëmijët e tyre…
Kjo është një betejë mes pensionistëve që kanë punuar një jetë dhe nuk vlerësohen dhe atyre që tallen me pushime në resorte të shtrenjta”, tha Lapaj.