Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në Strasburg paraqita fakte e dokumente mbi situatën dramatike në narkoshtetin e Shqipërisë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, dha detaje nga vizita e tij në Strasburg.

Berisha tha se gjatë qëndrimit të tij ka paraqitur fakte dhe dokumente mbi situatën e sigurisë dhe kriminalitetit në Shqipëri, duke vënë theksin mbi aktivitetin e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me institucionet shtetërore.

“U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe një aktiviteti intensive në tempullin e demokracisë europiane.

Paraqita fakte e dokumente mbi situatën dramatike në narko shteti e Shqipërisë. Paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveris shqiptare e kryesuar nga Rama, paraqet për mbarë Europën. Ne informuam dhe paralajmëruan të pranishmit se Rama përbën rrezik madhor për vendet e tyre pasi është padrinoja, sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Europë, të cilat eksportojnë drejt BE marijuanë. Janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës. Janë transportuesit më kryesore të drogës nga Amerikan Latine dhe kanë të lira të gjitha portet e Shqipërisë.

Grupet parlamentare të Asamblesë në unanimitet i anuluan çdo takim Ramës pas fjalimit Gadafi Style që mbajti në Asamble”, tha ai.