Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Kuvendi është kthyer në bunker korrupsioni, po blen kohë kundër drejtësisë


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kuvendin dhe mazhorancën se po mbrojnë zv.kryeministren Belinda Balluku, një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se parlamenti po shmang përballjen me drejtësinë dhe po shërben si “mburojë për korrupsionin”.

“Ju qytetarët i keni vetëm propagandë, nuk i shërbeni qytetarëve, ka momente kur një kuvend nuk dështon nga fjala, por sepse hesht atëherë kur duhet të flasë.

Ku parlament e ka nisur këtë sesion me një heshtje të qëllimshme, të mbrojë pushtet nga drejtësia. Është kuvendi mburojë për korrupsionin dhe kundër drejtësisë.

Që prej 19 vjetorit ky Kuvend kishte një detyrim të panegociueshëm, duhej të vendoste për pranimi e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Ky kuvend kishte detyrë të mos i fshihej drejtësisë, por kuvendi dështoi  ta përmbushë këtë detyrim. Janë me mijë prova, nuk janë më deklarata të opozitës, nuk janë sajesa të opozitës, janë prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes.

Kryetari i Kuvendit heshti dhe shkeli ligjin, sepse kryeministri kishte shpallur pengimin e drejtësisë. Përballë provave të korrupsionit, Niko Peleshi zgjidhë të heshtë dhe të shkelë ligjin.

Ky kuvend nuk i shërben interesit të qytetarëve. po blen kohë kundër drejtësie. Një kryetar kuvendi ka vetëm një detyrë, ti shërbejë ligjit jo kryeministrit.

Ky kuvend është kthyer në bunker të korrupsionit, sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës. Ju nuk jeni betuar për të mbrojtur qeverinë nga drejtësia, as për të mbrojtur të korruptuarit nga drejtësia, ju dhe mazhoranca keni zgjedhur të bëni të kundërtën”, tha Bardhi.