Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në hapjen e vitit gjyqësor: Drejtësia i jep kuptim shtetit



Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë si themel i funksionimit të shtetit.

Kreu i shtetit u shpreh se hapja e vitit të ri gjyqësor shënon edhe nisjen e një kapitulli të ri me përgjegjësi të përbashkët, ndërsa nënvizoi se drejtësia është garancia kryesore që i jep kuptim shtetit dhe besim qytetarëve.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10-vjetorin e Reformës në Drejtësi, e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve tanë. Reforma ishte një përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për një drejtësi më të lartë. Dhjetë vite më pas, rezultatet janë të dukshme”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai theksoi se forcimi i sistemit të drejtësisë mbetet kyç për shtetin e së drejtës dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek institucionet.