Vendosni fjalën kyçe....

VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë: Inovacioni e transparenca transformon kujdesin shëndetësor


E ngarkuara me punë Nancy VanHorn është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale Evis Sala.

Në një reagim në facebook, ambasada amerikane në Tiranë, ndan detaje nga bisedimet, ku theksohet se fokus ishin inovacioni dhe transprarence.

 

Postimi:

“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”, shkruan në reagimin e postuar në Facebook ambasada amerikane në Tiranë.