Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 persona për trafik armësh në Tiranë, sekuestrohen 5 armë zjarri


Policia e Tiranës ka arrestuar Artur Brahimajn, Ilir Zyberin dhe Artur Rushitin, si pjesëtarë të një grupi të trafikut të armëve. Dy prej tyre u kapën në flagrancë në Tufinë, teksa tentonin të shisnin 2 kallashnikovë.

Gjatë operacionit të koduar “Anëtarët”, u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa një tjetër shtetas u shpall në kërkim.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;

-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;

  1. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.                                       

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.