
GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas vendimit të Gjykatës, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, për deklaratat publike ku kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.
Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.
Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.