Vendosni fjalën kyçe....

15 vite nga 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi, përgjegjësi nuk mund të harrohet


Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë nga plumbat e lëshuar para Kryeministrisë më 21 janar, deklaroi se familja kërkon vetëm drejtësi dhe barazi përpara ligjit.

Ai theksoi se është koha për një sqarim të plotë të ngjarjes dhe veprime konkrete nga institucionet, duke shtuar se shpreson në mbështetjen e ambasadorëve të vendeve aleate. 

“Është koha për sqarim të plotë para opinionit publik dhe për veprime konkrete nga institucionet, kam ardhur këtu për shpirtin e Aleksit, nipit tim.

Shpresoj se ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë, ata na kanë premtuar se do të na mbështesin në kërkesat tona të pareshtura për drejtësi.

Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Kujtesa nuk duhet të zbehet dhe përgjegjësi nuk mund të harrohet. Kemi besim tek SPAK dhe Gjykata e Strasburgut për drejtësi”, tha Mark Nika.