Vendosni fjalën kyçe....

“Groenlanda s’është çështje e BE-së” – Ministri i Jashtëm i Hungarisë


E ardhmja e Groenlandës nuk është një çështje e Bashkimit Evropian dhe Hungaria ka sinjalizuar se nuk do mbështeste një deklaratë të përbashkët të BE-së, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, gjatë një vizite në Pragë.

“Ne e konsiderojmë këtë si një çështje dypalëshe që mund të zgjidhet përmes bisedimeve mes dy palëve… Nuk mendoj se është një çështje e BE-së,” tha Szijjarto.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e konsideron Trump-in si një aleat kundër Bashkimit Evropian dhe ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën pavarësisht luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.