
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me takimet e Ervin Salianjit me strukturat dhe mbështetësit e opozitës në bazë, duke theksuar se ish-deputeti është vetëlarguar nga partia.
“Salianji është vetëpërjashtuar! Ndarja me këta njerëz nuk na dobëson, por na forcon”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit e tij.
Ai sqaroi se Salianji ka interesa private dhe nuk përfaqëson PD-në, duke shtuar se opozita nuk dëmtohet nga ndarja me persona që përpiqen të avancojnë interesa personale ose veprimtari të paligjshme.
Berisha theksoi gjithashtu se PD do të vazhdojë të qëndrojë parti e hapur, e fokusuar në opozitarizëm të ligjshëm, pa lejuar që individë me interesa të paligjshme të përdorin partinë për avantazhe personale.