
Gjermania po dërgon pjesëtarë të Bundeswehr-it në Groenlandë si pjesë e një misioni evropian vëzhgues, me qëllim të shqyrtimit të opsioneve për sigurinë e zonës përballë kërcënimeve ushtarake ruse dhe kineze në Arktik, përcjell DW.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se “Rusia dhe Kina po përdorin gjithnjë e më shumë Arktikun për qëllime ushtarake, duke rrezikuar lirinë e transportit, komunikimit dhe tregtisë.”
Pjesëmarrja gjermane synon të tregojë solidaritet me Danimarkën dhe të forcojë mbikëqyrjen e rajonit, ndërsa shqetësimet për prezencën e anijeve ruse dhe kineze në Arktik vazhdojnë të rriten.
Ky vendim nënvizon rolin aktiv të Gjermanisë në sigurinë evropiane dhe angazhimin e saj për mbrojtjen e zonave strategjike në Arktik.