Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit



Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:

  • Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

  • Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

  • Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë me intensitet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura. Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet vijojnë të vështirësohen për shkak të bllokimit të rrugëve nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.