Vendosni fjalën kyçe....

Kushtoi mbi 190 milionë euro, uji derdhet brenda Tunelit të Llogarasë (Video)


Një video e bërë brenda Tunelit të Llogarasë, tregon ujin që kullon brenda tunelit. Projekti infrastrukturor, ndër më të shtrenjtët e ndërtuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës, ka kushtuar mbi 190 milionë euro dhe është nën hetim nga SPAK.

Për dosjen në fjalë akuzohet zv.kryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, që ka ngecur në parlament në pritje të miratimit nga Këshilli i Mandateve.

Në videon e publikuar nga JOQ, shihet qartë se uji depërton nga tavani i tunelit, me rrjedhje të forta dhe të vazhdueshme. Tavani duket i çarë, ndërsa uji bie drejtpërdrejt mbi asfalt, duke ngritur alarmin për sigurinë e qytetarëve të cilët përdorin ktë aks rrugor.

Balluku akuzohet për fryrje të kostove të ndërtimit si dhe tender të paracaktuar. Bashkë me të po hetohet edhe ish-kreu i ARRSH-sëe Evis Berberi e zyrtarë të tjerë.