Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e mbron Ballukun vetëm në dukje, po të mos kishte dosjen e tij do ta “helmonte” në mesnatë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, u pyet nëse pas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

“Rama po mbron Ballukun në aparencë. Ai do të ishte gati ta helmonte në mesnatë po të mos kishte dosjen e vet,” deklaroi Berisha, duke shtuar se SPAK duhet të tregojë vëmendje maksimale, pasi sipas tij, kryeministri është i aftë të kryejë çdo veprim për të mbrojtur interesat personale.