Vendosni fjalën kyçe....

Lumi Erzen del nga shtrati, Bashkia urdhëron evakuim të menjëhershëm në Sukth dhe Katund të Ri


Bashkia e Durrësit ka lëshuar një lajmërim zyrtar për evakuim të menjëhershëm, si pasojë e përmbytjeve dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Evakuimi do të kryhet për banorët e Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave.

Prioritet në evakuim do të kenë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. Transporti do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi Zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura.

Njoftimi:

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

  • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
  • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
  • Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë Durrës,

Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
  • Prefektin e Qarkut përkatës
  • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

  • Fëmijët
  • Të moshuarit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

  • Mjetet e Bashkisë
  • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
  • Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

  • Policinë e Shtetit
  • Njësitë e kujdesit shëndetësor
  • Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
  • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
  • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.