Vendosni fjalën kyçe....

“Vitin që vjen forcojmë partneritetin përmes qëllimeve e vlerave të përbashkëta” – Ambasada amerikane uron


Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për vitin 2026.

Në videomesazh theksohet se vitin që vjen do forcojë edhe më shumë partneritetin mes dy vendeve përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Ëhitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!” – thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.