
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pezullim nga detyra të punonjësit të policisë me inicialet Xh.Xh., me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Ky punonjës policie dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” pasi nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.