
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj foltoreve të opozitës dhe protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj poshtë zyrës së tij, duke deklaruar se i vetmi shqetësim i tyre është marrja e pushtetit.
Në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, Rama tha se këto veprime nuk përbëjnë prioritet për të dhe se protestuesit nuk kanë një kauzë reale përtej ambicies politike.
“Dëgjo këtu, nuk shqetësohem për askënd që hallin e vet e ka pushtetin. Kush do pushtet dhe lufton për të, të vërë tenda, të vërë kujën, të hidhet përpjetë, nuk është në prioritetet e halleve të mia”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se, nëse do të kishte një problem real për qytetarët, atëherë vëmendja do të ishte ndryshe.
“Nëse ata do të kishin një hall, ti do të shkoje te ajo çadër. Se ne e dimë se çfarë halli kanë ata”, theksoi Rama.