Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë një i dënuar në burg në Lezhë


Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë. I dënuari, Sotir Shabani, u gjet pa shenja jete nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve, pasi nuk reagoi ndaj thirrjeve.

Menjëherë u njoftua mjeku i turnit, i cili pas verifikimit konstatoi vdekjen e të dënuarit. Shabani ishte duke vuajtur dënimin që prej 27 nëntorit 2021 për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ndodhej nën masë mjekimi të detyruar.