Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: SHBA kërkon veprime ndaj korrupsionit dhe abuzimeve në AKSHI



Partia e Lirisë ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend “të mbajtur peng nga mafia dhe lidhjet e saj me pushtetin politik”. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e partisë, Jasmira Memelli, tha se kjo situatë ka futur vendin në një spirale shkatërrimi, varfërie dhe kriminaliteti në rritje.

Memelli theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë udhëzime për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) që të përqendrohet në hetimin e investitorëve strategjikë, kontratave të inceneratorëve, abuzimeve tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ndërtimet e mëdha në Tiranë. Afati 90-ditor i vendosur nga SHBA, që përfundon në mars 2026, synon të kalojë nga sanksionimi i individëve tek çmontimi i rrjeteve financiare dhe kriminale që mbështesin korrupsionin.

Partia e Lirisë gjithashtu prezantoi 5 prioritetet kryesore për transformimin e Shqipërisë: zhvillimi i fuqisë prodhuese dhe eksportuese, përmirësimi i mirëqenies dhe sigurisë për qytetarët, si dhe pastrimi i institucioneve nga rrjetet kriminale dhe korrupsioni.

“Afati 90-ditor nuk është thjesht teknik. Është një paralajmërim politik dhe institucional: ose shteti çlirohet nga rrjetet kriminale, ose ato do të shemben, me pasoja të rënda për stabilitetin e vendit,” tha Memelli.