Vendosni fjalën kyçe....

Teksasi e Florida fshijnë vijat e kalimit të këmbësorëve me ngjyrat e ylberit (Video)


Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i është bashkuar përpjekjes për të fshirë vijat e bardha me ngjyrat e ylberit, që janë simboli i LGBTQ në rrugët publike.

Shteti “Lone Star” do ndjekë shembullin e Sekretarit të Transportit, Sean Duffy, dhe shteteve përfshirë Floridën, e cila ka vijuar të fshijë çdo art rrugor në emër të eliminimit të “ideologjive politike” nga rrugët.

Departamenti i Transportit i Teksasit u dërgoi një memo qeverive lokale duke njoftuar se do t’i përmbahej udhëzimit të Duffy-t për t’i mbajtur vendkalimet e këmbësorëve “të lira nga shpërqendrimet”. Kjo do të thotë se Teksasi nuk do të lejojë asnjë art publik, mesazhe politike ose ndonjë shenjë tjetër jo-standarde.

“Shenjat e shtruara si vendkalimet dekorative, muralet ose shenjat që përcjellin vepra arti ose mesazhe të tjera janë të ndaluara në korsitë e lëvizjes, anësoret e rrugës, kryqëzimet dhe vendkalimet e këmbësorëve, përveç rasteve kur ato shërbejnë për një funksion të drejtpërdrejtë të kontrollit të trafikut ose sigurisë. Ky ndalim përfshin përdorimin e simboleve, flamujve ose shenjave të tjera që përcjellin çdo mesazh ose komunikim,” lexohet në memon e publikuar nga dega e NBC në San Antonio.

Tani zyrtarët qeveritarë në qytete si Dallas, Houston dhe San Antonio kanë 30 ditë kohë për të lyer mbi dekorimet me ylber në vendkalime ose rrezikojnë humbjen e financimit shtetëror, sipas Texas Public Radio.

Guvernatori Ron DeSantis ka këmbëngulur për heqjen e të gjithë artit rrugor publik në shtet me vijat me ylber në vend të atyre të bardha.