Vendosni fjalën kyçe....

Dosjet “AKSHI” e “Balluku”, Shehaj: Të mblidhet menjëherë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, bandat kanë nisur kërcënimet


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me hetimet e SPAK për dosjen AKSHI dhe hetimet ndaj zv.kryeministres Balluku.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se edhe pse duket sikur Edi Rama e ka kyçur gojën, ai ka vënë në veprim bandat për të kërcënuar.

Ai shton se ushtarët e bandave që Rama po përdor janë analistë të shpërndarë në media që kërcënojnë dhe shpifin publikisht.

“Vazhdojnë përgjimet. Në një prej tyre Edi Rama i ka kërkuar Belinda Ballukut të takojë Ramë Gecin.

Në një përgjim tjetër del që Belinda Balluku i thotë Berberit shiko i thotë se Bashkim Ulajt po i bëj nderin e jetës, po i jap koncesionin Thumanë-Kashar.

Ai koncesioni për të cilin ne kemi protesuar, 1.3 miliardë euro dhe jo vetëm kaq thotë por do ta bëjmë ushtarin tonë Bashkim Ulajn. Që praktikisht do të thotë që ai pastaj do t’i shërbejë me të gjitha mundësitë që ka me mediat edhe me paratë dhe me bizneset që ka.

Por ndërkohë çfarë ndodh? Edi Rama e ka kyçur gojën por kjo s’do të thotë që Edi Rama nuk po reagon.

Po reagon, po reagojnë njerëzit afër tij, sidomos bandat. Ato që dolën me skandalin e AKSHI-t, me përgjimin e AKSHI-t.

Kishin bërë një pengmarrje kishin marrë peng një qytetar për ta detyruar atë që të dilte nga gara, të dilte nga tenderi

Dhe si reagojnë bandat tani?

Bandat kanë filluar të kërcënojnë.

Përdorin ushtarët e tyre, kanë ushtarë të shpërndarë, janë analistë, janë të veshur si aktivistë dhe kanë filluar që të kërcënojnë dhe të shpifin publikisht.

Kjo po ndodh, po ndodh përditë, po ndodh kundër përfaqësuesve të opozitës, përfaqësuesve të Partisë Mundësia dhe ndodh kundër mediave, janë ushtarët e bandave që me urdhër të bandave dhe për llogari të Edi Ramës luftojnë përditë që ajo që ka ndodhur, skandalet që kanë dalë me AKSHI-n, me Belinda Ballukun apo skandale të tjera njerëzit mos t’i marrin vesh, që mos të flitet më. Duan që të mbyllin gojën por nuk kanë për t’ja dalë.

Ne do vazhdojmë të denoncojmë, do vazhdojmë t’ju themi shqiptarëve të vërtetën, se si Edi Rama, Belinda Balluku bashkë me banditët e tyre po vazhdojnë të rrjepin shqiptarët. Mos harroni, ata që SPAK-u i do në burg, i do në arrest, Edi Rama po i mban në detyrë. Vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

Drejtoresha e AKSHI-t, vetë Belinda Balluku dhe shumë të tjerë më radhë.”