Vendosni fjalën kyçe....

Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Gjatë një vizite në Kishën Ortodokse në Tiranë, kreu i shtetit uroi “Gëzuar Krishtlindjen”, duke e cilësuar këtë festë si një ditë të shenjtë që përfaqëson vlerat e besimit, dashurisë dhe solidaritetit.

Begaj theksoi se këto vlera janë pjesë e identitetit shqiptar dhe të bashkëjetesës e harmonisë ndërfetare, ndërsa ftoi për më shumë respekt, mirëkuptim dhe ndihmë ndaj personave në nevojë. 

 

“Është kënaqësi që nga këtu të uroj besimtarët e krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”. Është  një ditë e shenjtë që shënon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit.

Vlera që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë që ne njihemi botërisht të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin por mbi të gjitha të kuptojmë dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit.

Uroj që kjo Krishtlindje të jetë e mbushur me gëzim, begati dhe bekime për çdo besimtar dhe çdo shqiptar dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për shqiptarët.”