Vendosni fjalën kyçe....

“Krijimi i një p*nisi kushton 150 mijë dollarë, nëse shton edhe t*stikujt është ekstra” – Zyrtari amerikan (Video)


Kreu i Qendrës për Shërbimet Shëndetësore në SHBA Dr. Mehmet Oz tha se krijimi i një penisi kushton rreth 150 mijë dollarë në SHBA për çdo fëmijë që kërkon të bëjë tranzicionin gjinor.

Ai shtoi se nëse kësaj shume i shtohen edhe testikujt atëherë shuma rritet ndjeshëm.

“Vaginoplastika, ndërtimi i një vagine për të cilën një fëmijë nuk  ka nevojë fare, kushton 60 mijë dollarë. Krijimi i një penisi kushton mesatarisht në Amerikë 150,000 dollarë për fëmijë. Çmimi është rritur ndjeshëm për shkak të kërkesave. Nëse shton edhe testikujt, kjo kushton ekstra.” – tha Oz.

 

Deklarata e Oz vjen pas asaj të zv.sekretariot të Shëndetësisë O’Brien i cili tha se “meshkujt s’do bëhen kurrë femra dhe anasjelltas” dhe se fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen e qeverisë.

Qëndrimi zyrtar i adminisatratës Trump është që në SHBA ka vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore, ndryshe nga ai i administratës Biden, ku niheshin një numër i papërcaktuar gjinish.