Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron protesta dhe greva urie: Protesta e qëndrueshme rrëzon narkodiktaturën



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ka paralajmëruar protesta më të forta dhe më të vendosura, duke përfshirë edhe greva urie.

“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie dhe të gjitha format e mundshme deri sa të përmbushim misionin tonë. Ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktaturën,” tha Berisha, duke theksuar vendosmërinë e opozitës për të vazhduar me aksionet kundër qeverisë.