
Për rreth një orë, Kuvendi u shndërrua në arenë debatesh të ashpra dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës zbarkuan në foltore, ndërsa disa prej tyre bllokuan edhe ulëset e ministrave.
Seanca u shoqërua me akuza të ndërsjella, shtyrje dhe ndezje flakadanësh në disa momente, ndërsa opozita lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama. Në qendër të kritikave ishin kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Pas përjashtimit nga seanca të deputetëve Flamur Noka dhe Gazment Balliu, rendi i ditës u votua pa diskutime, por në një atmosferë të mbushur me debate dhe tensione të vazhdueshme.
Pas rreth një ore përplasje, kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, shpalli mbylljen e seancës plenare. Menjëherë pas këtij vendimi, deputetët e opozitës reaguan me ironi, duke thirrur: “bravo Dubai!”.