
Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë seancës plenare, e cila është shoqëruar me kaos dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe zunë karriget e ministrave, duke penguar zhvillimin normal të seancës.
Gjatë debateve, deputetja Zegjine Caushi ndërhyri duke iu drejtuar Klevis Balliut, duke i thënë se nuk duhet të shpresojë se Sali Berisha do t’i hapë rrugën. Ndërkohë, Balliu zuri karriget e ministrave, duke shtuar tensionet në sallë.
Për shkak të situatës së krijuar dhe shtyrjeve mes deputetëve, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin e Klevis Balliut nga seanca plenare.