
Policia Kufitare Kakavijë bën me dije se, sipas njoftimit të Policisë Kufitare Greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar ditën e sotme nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke).
Bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët. Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Njoftimi:
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.