Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas portit, karteli i Troplinëve merr bregdetin, Ramaduro emëroi dhëndrin e tyre car të bregdetit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dorëzuar bregdetin e Shqipërisë atij që quan karteli i Troplinëve.

Kryedemokrati shkruan se Rama ka emëruar dhëndrin e Troplinëve, Xheni Beqaj, shef të bregdetit të vendit

“Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit! Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!” – shkruan Berisha në Facebook.