
PD-ja nuk do i pranojë më listat e mbyllura në zgjedhjet e ardhshme, është zotuar kreu i saj Berisha.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 9 në Tiiranë, pjesë e turit të takimeve në bazë, kryedemokrati tha se moshyrja në zgjedhet e 11 majit do kishte qenë vetëvrasje për PD-në.
Berisha tha gjithashtu se do jenë demokratët ata që do vendosin si do përzgjidhen kandidatët e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Se si do e realizojmë përzgjedhjen e kandidatëve, do të jeni ju që do ta vendosni. Ne nuk pranojmë një sistem me lista të mbyllura, ne mund të mos e pranonim dhe në zgjedhjet që shkuan, por kjo do kërkonte një ujdi të plotë opozitare. Nëse nuk do binim dakord, ajo do kërcënonte PD, nëse nuk do të hynte në zgjedhje, bënte një vetëvrasje. Ai sistem, të parët kundër tij do jemi ne. Këtu diskutojmë si t’i zgjedhim kandidaturat, ne përdorëm Primaret. Ishin vota juaj në listat e hapura, harrojeni se nuk do të jenë më në listat e tjera. Siç i përdorëm ne janë shumë të rralla, pra pa seleksionim, vendi që i ka bërë më herët se ne i ka me seleksionim. Këto do të jenë objekt i diskutimit tuaj, nuk jam unë që do të vendosë.” – tha Berisha.
Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama për përdorimin e pushtetit dhe krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit ndërsa u zotua se PD-ja do bëjë çdo gjë të mundur për të garantuar votimin e lirë e të ndershëm në vend.