
Një makinë është përplasur me një mjet të OSHEE-së në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë pranë fshatit Golem.
Pas përplasjes, makina tip “Toyota” ka shpërthyer në flakë po fatmirësisht pa viktima, pasi drejtuesja dhe dy fëmijët e mitur kanë mundur të dalin në kohë.
Makina drejtohej nga një 40-vjeçare dhe është shkrumbuar krejtësisht, ndërsa përplasja ka shkaktuar trafik.