
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në foltoren e zhvilluar sot para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka denoncuar një tjetër aferë korruptive që lidhet me ministres Balluku, duke akuzuar qeverinë për grabitje të fondeve publike.
Bylykbashi u fokusua tek tenderi për Ekoparkun në Porto Romano, ku sipas tij, vetëm një javë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u dha kontrata prej 19 milion eurosh një kompanie që lidhet me klientelën e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se vetëm 6.5 milion euro janë përdorur, ndërsa 12.5 milion euro u vodhën direkt nga qytetarët.
“Ajo që po bën Rama e Balluku, po grabisin ditën për diell duke parë në sy shqiptarët. Kanë hequr kapucin, po grabisin ditën për diell. Mjafton të shohësh çfarë komunikon Balluku me vartësit e saj, kupton kush është Diella”, deklaroi Bylykbashi.
Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur shtetin për të favorizuar kapitalin e vet dhe se kjo praktikë ka rrënjët që nga 11 maji, duke e përshkruar situatën si “tumor i korrupsionit të Edi Ramës” që vidh miliona euro nga shqiptarët.
Bylykbashi shtoi se kjo foltore është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të denoncuar korrupsionin dhe për të sfiduar qeverinë në mbrojtje të interesit publik.
Oerd Bylykbashi: Ditët e kësaj klike me në krye Edi Ramën janë gjithnjë e më të shkurtra. Ajo që po ndodh është dicka që po trondit themelet e funksionimit të shtetit.
Këto ditë që po asistojmë janë kulmi tjetër po jo I fundit, janë gjeneza e 11 majit, pasi kjo klikë e Ramës cdo gjë e ka bazuar përdorimin e shtetit në kapitalin e vet, pikërisht 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisje e cila sot po tregon në sytë e gjithë botës me prova sesi po grabit shqiptarët jo me miliona por me qindra miliona. Tumori I korrupsionit të Edi Ramës nuk ka nevojë për skaner.
Ajo që po bën Rama e Balluku po grabisin ditën për diell duke parë në sy shqiptarët.
Ekoparku 19 mln euro, guximi për të grabitur shqiptarët është I tmerrhsëm. Vetëm 6 mnl e gjysëm janë përdorur, ja kanë dhënë kompanisë së Klodian Zotos.
Po 12.5 mln euro që ja kanë vjedhur shqiptarëve drejtpërdrejt. Kanë patur mendjen e kthjellët që të anulonin tenderin 1 javë pas tërmetit, 1 muaj e gjysëm përpara kompania kishte lidhur kontratë me një kompani klient të Edi Ramës, me tender të drejtpërdrejt ia kanë dhënë kompanisë klienteliste të Ramës.
Kanë hequr kapucin, po grabisin ditën për diell. Mjafton të shohësh se cfarë komunikon Balluku me vartësit e saj, kupton kush është Diella.
E zhdukën portin, ndër breza kanë lënë kontributin.