
Një plagosje me armë zjarro ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.
I lënduarit është një 40-vjeçar me iniciale M.J. ndërsa plagosja ka ndodhur në zonën e Institutit.
Ai ka një plagë plumbi në këmbë ndërsa dinamika e ngjarjes nuk dihet ende dhe po hetohet nga policia.
Njoftimi
“Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasi M. J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”