
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të martën se kanë goditur terroristë që po vepronin brenda një kompleksi stërvitor të Hamasit në zonën Ain al-Hilweh, në Libanin jugor.
Sipas JPost, IDF po punon për të penguar vendosjen dhe aktivitetin e Hamasit në territorin libanez dhe se do të “veprojë me forcë kundër terroristëve të Hamasit kudo që ata operojnë”.
Ministria e Shëndetësisë në Liban bëri të ditur se nga sulmi kanë mbetur të vrarë 11 persona.
Burime të IDF-së i thanë Ynet se objekti i goditur ka qenë prej kohësh nën vëzhgim. Sipas të njëjtave burime, ekipet e inteligjencës prisnin momentin kur dhjetëra luftëtarë të nivelit të ulët të ishin mbledhur në kompleks, për të kryer goditjen.