
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK-ut.
Ai tha se lajmi për një kërkesë të re ekstradimi ndaj tij ishte “teatër e tymnajë” për të mbuluar skandalet e shumta të qeverisë.
Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Zvicra në emisionin “Çim Peka Live” ku nënvizoi ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe se dyshonte se struktura brenda SPAK-ut ishin të përfshira në këtë skenar.
Sipas Ahmetajt, kërkesa e vetme për ekstradimin e tij nga Zvicra është e rreme dhe se kërkesa e vetme është ajo e 18 gushtit 2023.
“Sot ishte teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.
Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.
I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.
Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. ” – tha Ahmetaj.
Ish -zv.kryeministri Arben Ahmetaj lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe SPAK-ut për hetimet ndaj tij.
Ai tha se lajmi i rremë sot për një kërkesë për ekstradimin e tij është bërë për të mbuluar skandalet e qeverisë dhe abuzimin me lekët e taksapaguesve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra, Ahmetaj pyeti publikisht kreun e SPAK-ut Altin Dumani t’u tregojë shqiptarëve ku janë lekët e inceneratorëve, të AKSHI-t, IPARD-it ndërsa tha se tuneli I Llogarasë ka kushtuar 93 milionë euro ndërsa lekët e tjera janë marrë nga sekserët.
“Ka dalë sot lajmi i rremë për kërkesën për ekstradim. Pse ka dalë lajmi, për të mbuluar skandalet e qeverisë. Mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, paratë e IPARD-it, të Becchettit, të Ecoparkut dhe merren me një lajm të rremë për të devijuar vëmendjen nga e vërteta. Kjo s’ka lidhje me PS-në, PS-ja është e mpirë.
Po të kishte një transaksion timin do më kishin varur në Tiranë, po të kisha bërë jo 5D po gjysmë D, ka zero lek transaksione. Prokurori Elvin Gokaj e bën sepse po kandidon për kreun e SPAK-ut dhe do të shkojë para KLP-së sikur po bën ndonjë hetim. Ta nxjerrë, ta kishte nxjerrë sot letërporosinë.
50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania. Ato kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. Janë dy ura që mungojnë që kushtojnë 82 milionë euro. Le të investigojnë, ku kanë shkuar, pse nuk janë bërë urat dhe e ka ndryshuar projekti. Tuneli ka kushtuar vetëm 93 milionë euro.
Pse i vihet vërdallë inceneratorit të Tiranës. Ku janë lekët, ku shkuan, kui janë 130 milionë eurot.
Vendi u kanabizua, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë e AKSHI-t.” – tha Ahmetaj
*Intervistën e plotë të Arben Ahmetajt mund ta dëgjoni KETU