
Partia e Lirisë ka konfirmuar mbështetjen për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 nëntor, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, shpërndau një njoftim në Facebook, ku theksoi se është e domosdoshme që qytetarët të ngrejnë zërin për të mbrojtur familjen, ekonominë dhe demokracinë.
Në postimin e tij, Blushi shkruan se protestuesit do të dalin për të kundërshtuar:
Kërcënimet ndaj familjes dhe fëmijëve, siç i cilëson ai, nga ligje që “përpiqen të normalizojnë sjellje të dëmshme”.
Vështirësitë ekonomike, teksa akuzon Qeverinë për rritje të kostos së jetesës dhe abuzime të përditshme.
Kërcënimet ndaj demokracisë, që sipas tij vijnë nga “një regjim që po vepron kundër lirisë dhe të drejtave”.
Blushi u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, duke theksuar se “ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë”.