Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Rinas, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani


Muçi Shaljani ka humbur jetën pesë ditë pas atentatit të 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë në vend edhe Gilmando Dani. Shaljani u shua në Spitalin e Traumës, ku po trajtohej në gjendje kritike.

Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi sapo dolën nga zona e aeroportit. Tre persona të armatosur zbritën nga një automjet dhe qëlluan drejt Mercedesit të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili vetëm dy muaj më parë ishte pranuar në AMP si agjent në kundërshtim me procedurat ligjore.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.”, njofton policia.