Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria me kompleks të ri stërvitor në Bizë, mund të presë deri në 1200 ushtarë


Ushtria do ndërtojë në Bizë të Martaneshit një kompleks të ri stërvitor që mund të presë deri në 1200 trupa njëkohësisht me kushte bashkëkohore.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Vëngu ky investim e kthen Bizën në poligon ndërkombëtar për stërvitje.

Komandanti I Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë Mydeir Tafa tha se investimi krijon kushtet e nevojshme për akomodimin, ushqimin dhe argëtimin e personelit të Forcës Tokësore gjatë stërvitjes komplekse që do të kryejnë në rajonin stërvitor të Bizës.