
Kërkesa globale për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vitin 2050, tha të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), duke u shkëputur nga pritshmëritë e saj të mëparshme për një tranzicion të shpejtë drejt karburanteve më të pastra dhe duke parashikuar se bota ka të ngjarë të dështojë në arritjen e objektivave klimatike, shkruan Reuters.
Sekretari i Energjisë i Trump, Chris ëright, i ka quajtur parashikimet e IEA-s për kulmin e kërkesës “të pakuptimta”.
IEA financohet nga vendet anëtare, ku SHBA është kontribuesi më i madh. Analizat dhe të dhënat e saj mbështesin politikat energjetike të qeverive dhe kompanive në mbarë botën.