Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet Radioja e Ushtrisë Izraelite deri më 1 mars 2026



Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka marrë vendimin për të mbyllur radion e Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF Radio), një prej mediave më të vjetra dhe më me ndikim në vend. Sipas njoftimit zyrtar, transmetimet do të ndalen përfundimisht më 1 mars 2026, përcjell YNetNews.

“Ky është një hap i nevojshëm për të ruajtur karakterin shtetëror të ushtrisë dhe për të forcuar besimin e publikut ndaj saj,” deklaroi Katz, duke theksuar se ushtria duhet të qëndrojë e pavarur nga çdo ndikim mediatik ose politik.

Sipas ministrit, propozimi për mbylljen e radios do t’i paraqitet qeverisë për miratim sipas procedurës standarde.

IDF Radio, e njohur gjithashtu si Galei Tzahal, është themeluar në vitin 1950 dhe ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për lajmet, kulturën dhe muzikën, duke u bërë pjesë e jetës së përditshme izraelite.