
Në Bashkinë Tepelenë ka nisur procesi i numërimit të votave, pas disa vonesave fillestare për shkak të mungesës së disa anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet zgjedhore.
Procesi u rinis normalisht pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm për vazhdimin e punës.
Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave. Ky është një projekt eksperimental, dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh zyrtarisht, por do të shërbejë për të testuar funksionimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.
Në këto zgjedhje garojnë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.