Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga ulliri, humb jetën 43-vjeçari në Berat


Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një pemë ulliri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Duhanas të Beratit ndërsa viktima Ermal Rripi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia duke pësuar dëme të rënda.

Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Beratit por nuk ka mundur të mbijetojë.