Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore



Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore gjatë seancës plenare të së mërkurës. Vendimi mori vetëm një votë kundër, ndërsa opozita bashkoi votat me mazhorancën socialistepër krijimin e komisionit, që pritet të drejtojë procesin e ndryshimeve të ardhshme në Kodin Zgjedhor.

Më herët gjatë seancës, Kuvendi miratoi projektligjin për barazinë gjinore, ndërsa rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën në javët e ardhshme, me qëllim përgatitjen e ndryshimeve ligjore përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.