Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për Barazinë gjinore, Berisha: Zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon ç’njerëzorja


Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar sot se partia e tij nuk do të mbështesë ligjin për gjininë, duke theksuar se ai shkel Kushtetutën, kodet e vendit dhe vlerat e familjes.

Berisha e cilësoi ligjin si një produkt të ekstremit të majtë dhe mashtrim të pretendimeve për përafrim me legjislacionin europian.

“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.

Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të B nuk bëhet fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta.

Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës është Soros.

Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.”, tha ai.