
Mbrëmja e Champions League dhuroi emocione dhe gola në të gjitha stadiumet e Europës. Në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes, Bayern Munich fitoi 1-2 ndaj PSG-së në “Parc des Princes”, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë.
Protagonist i takimit ishte Luis Díaz, i cili në pjesën e parë shënoi dy gola për bavarezët, por më pas u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Neves shënoi për francezët në pjesën e dytë, por PSG nuk arriti të shmangte humbjen.
Në një tjetër supersfidë, Liverpool mposhti Real Madridin me rezultatin 1-0, falë një goli të Mac Allister, duke marrë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Ndërkohë, Atletico Madrid triumfoi 3-1 ndaj Royale Union, ndërsa Tottenham dominoi Copenhagenin me një fitore bindëse 4-0. Në Itali, Juventus dhe Sporting ndanë pikët pas një barazimi 1-1, ndërsa Monaco fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Bodo/Glimt.
Rezultatet finale të mbrëmjes:
Atletico Madrid – Royale Union 3–1
Bodo/Glimt – Monaco 0–1
Juventus – Sporting 1–1
Liverpool – Real Madrid 1–0
Olympiacos – PSV 1–1
PSG – Bayern Munich 1–2
Tottenham – Copenhagen 4–0